Politike

Giorgia Meloni mbërrin në Rinas/ Pritet të niset drejt kampeve të pritjes së emigrantëve, forca të shumta policie në rrugët e Shëngjinit dhe Gjadrit

Fokusi i vizitës së Melonit do të jetë kampi i refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, ku pritet të strehohen qindra emigrantë, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë. 

5 Qershor 2024, 11:33 Nga r.ll
Giorgia Meloni mbërrin në Rinas/ Pritet të niset drejt kampeve
pamje nga lezha

TIRANË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Fokusi i vizitës së Melonit do të jetë kampi i refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, ku pritet të strehohen qindra emigrantë, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë. 

Forca të shumta policie janë vendosur në disa pika të Lezhës për të garantuar sigurinë dhe lëvizshmërinë e delegacionit të kryeministres italiane Giorgia Meloni drejt qendrës së pritjes në Shëngjin. Gjithashtu edhe në rrugën Milot në drejtim të Gjadrit ka prani të shumtë të makinave të policisë.

giorgia meloni edi rama

Sondazh

Poll