5 Qershor 2024, 07:26
Nga r.ll
edi rama dhe giorgia meloni
TIRANË- Kryeministrja e Italisë, Girogia Meloni do ttë vizitojë ditën e sotme vendin tonë. Fokusi i vizitës së Melonit do të jetë kampi i refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, ku pritet të strehohen qindra emigrantë, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë.
Mësohet se Meloni do të bëjë nga afër një inspektim te punimeve në këto kampe. Raportohet se Meloni e shoqëruar nga homologu i saj Edi Rama, do të jenë në Lezhë në orën 11:15 për të vizituar dy kampet, dhe më pas në orën 12:00 do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
AXHENDA:
Ditën e sotme(Datë 05 Qershor), Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Shqipëri në zonën e Gjadërit, Lezhë.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadërit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15.
Në orën 12:00 Rama-Meloni do të zhvillojnë konferencë për shtyp.
Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët
Marrëveshja mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për strehimin e emigrantëve u nënshkrua më 6 nëntor të vitit të kaluar. Pakti i firmosur nga kryeministri Rama dhe homologia e tij Giorgia Meloni parashikon krijimin e dy qendrave për identifikimin dhe pritjen e emigrantëve të menaxhuar nga autoritetet italiane në tokën shqiptare, njëra pranë portit të Shëngjinit në veri të vendit, dhe tjetra në brendësi, në Gjadër. Brenda kampeve mund të strehohen deri në 3000 emigrantë, dhe siç parashikon pakti atje do t'u duhet të presin vendimet nëse mund të shkelin ose jo në territorin italian ose, në të kundërt do të riatdhesohen me shpenzimet e Romës.
Qeveria italiane synon që në kampet që do të hapen në Shqipëri, do të dërgohen personat e shpëtuar nga autoritetet në det, pra jo ata të cilët shpëtohen nga organizatat jo qeveritare. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se vlera e projektit parashikohet të jetë rreth 34 milionë euro. Vlerë kjo të cilës duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme, lidhjen Wi-Fi dhe kujdesin shëndetësor. Megjithatë pakti i nënshkruar mes dy vendeve ka shkaktuar reagime të ashpra si nga opozita shqiptare ashtu dhe nga opozita italiane, pasi sipas tyre kjo marrëveshje shkel të drejtat e njeriut.
giorgia meloni edi rama
Politike
4 Qershor 2024, 22:23
M.B
Ndërtimi i qendrës
LEZHA- Media holandeze RTL ka zbarkuar gjithashtu në brigjet e Lezhës, konkretisht në Shëngjin ku po ...
Politike
4 Qershor 2024, 22:12
B.Z
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e sotme mbi raportet me President...
Politike
4 Qershor 2024, 22:00
M.B
Iljrian Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot në takim ambasadorin e ri të Prezenc&eum...
Politike
4 Qershor 2024, 21:39
B.Z
Komisioni Hetimor për TIMS
TIRANË - Të tjera debate janë regjistruar në mbledhjen me dyer të mbyllura që u mbajt pasdite...
Politike
4 Qershor 2024, 21:13
M.B
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
LEZHA- Vijojnë artikujt e mediave të huaja ku i kushtohet vëmendje marrëveshjes për emigrantët me...
Politike
4 Qershor 2024, 21:23
B.Z
Oerd Bylykbashi
TIRANË - Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka folur mbrëmjen e sotme mbi zhvillimet e fundit pol...
Politike
4 Qershor 2024, 21:07
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar mbrëmjen e sotme se kryeministri i vendit Edi Rama është përgjegj...
Politike
4 Qershor 2024, 21:01
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha, deklaroi mbrëmjen e kësaj të marte se dorëheqja e kryeministrit Rama sipas t...
Politike
4 Qershor 2024, 20:55
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha i ka bërë thirrje SHBA mbrëmjen e kësaj të marte të hetojë dip...
Politike
4 Qershor 2024, 20:47
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e stome para mbështatësv...