Bota

Gjykata e Lartë në Turqi rrëzon Erdogan, shfuqizon dekretin që lejon presidentin të emërojë rektorë

Vendimi i gjykatës rrëzon një ndryshim të vitit 2016 të bërë gjatë një gjendjeje të jashtëzakonshme që i dha Presidentit Erdogan pushtet të madh mbi atë se kush mund të drejtojë universitetet e Turqisë.

5 Qershor 2024, 12:27 Nga r.ll
Gjykata e Lartë në Turqi rrëzon Erdogan, shfuqizon dekretin
pamje nga protestat ne turqi

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vepruar në mënyrë jokushtetuese kur nxori një dekret në vitin 2016 duke ndryshuar mënyrën e emërimit të rektorëve të universiteteve. Kjo u vendos ditën e djeshme nga gjykata e lartë e Turqisë.

Nën gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur pas një grushti të dështuar të vitit 2016, Erdogan nxori një dekret që shfuqizoi procesin zgjedhor për përzgjedhjen e rektorëve të universiteteve, në vend të kësaj i jepte vetes fuqinë për të emëruar një nga tre kandidatët e propozuar nga Këshilli i Arsimit të Lartë, shkruajnë mediat e huaja.

Protestat më të mëdha shpërthyen në vitin 2021 kur një njeri i konsideruar i afërt me Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim të Erdoganit, AKP, u emërua rektor i Universitetit prestigjioz Bogaziçi në Stamboll, i njohur zakonisht si 'Harvardi Turk'.

Policia përdori shkopinj, plumba gome dhe topa uji për të shpërndarë studentët, qindra prej të cilëve u arrestuan. Qeveria dhe aleatët e saj i cilësuan protestuesit "terroristë" dhe "fashistë", por vëzhguesit në atë kohë thanë se demonstratat po kanalizonin shqetësime më të gjera për demokracinë dhe të drejtat nën Erdogan dhe AKP.

Të martën, Gjykata Kushtetuese tha se ishte jokushtetuese ndryshimi i procesit të emërimit me dekret presidencial dhe i dha qeverisë një vit për të hartuar legjislacionin e ri në lidhje me përzgjedhjen e rektorëve.

rexhep tajip erdogan gjykata e larte ne turqi

Sondazh

Poll