Bota

VIDEO/ Tjetër sulm në Gjermani, kandidati i partisë AfD plagoset me thikë nga tre të rinj, autorët po grisnin posterat e kolegëve të 62-vjeçarit

Gjithçka filloi kur kandidati i AfD, Heinrich Koch pa në sheshin Mannheim tre burra që grisnin postera të politikanëve nga partia e tij Alternativa për Gjermaninë

5 Qershor 2024, 12:26 Nga N.F
VIDEO/ Tjetër sulm në Gjermani, kandidati i partisë AfD plagoset
Sulmi

GJERMANI- Një kandidat i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është sulmuar me thikë mbrëmë në Mannheim, në jug të Frankfurtit. Politikani gjerman i cili kandidon në zgjedhjet lokale është shtruar në spital, mjekët i kanë bërë qepje dhe gjendja e tij nuk ngjall shqetësim, siç raportojnë mediat gjermane.

Sipas përfaqësuesit të partisë AfD, Emil Zetse, I plagosuri është 62-vjeçari Heinrich Koch, i cili u sulmua nga gjithsej tre persona, por njëri prej tyre e goditi me thikë ndërsa dy të tjerët u larguan.  Në të njëjtën zonë, të premten e kaluar, një 25-vjeçar afgan plagosi gjithsej gjashtë persona, përfshirë edhe një polic i cili më pas humbi jetën. Ngjarja u regjistrua në sheshin qendror të tregut të Mannheim, në një ngjarje të organizuar nga lëvizja anti-islamike Pax Europa (BPE). 

Gjithçka filloi kur kandidati i AfD, Heinrich Koch pa në sheshin Mannheim tre burra që grisnin postera të politikanëve nga partia e tij Alternativa për Gjermaninë. Dhe kur ai u vërsul drejt tyre, njëri prej tyre e sulmoi me thikë. Policia ka arrestuar njeriun që goditi me thikë politikanin gjerman, por deri më tani nuk ka dhënë asnjë informacion për identitetin e tij.

gjermani sulm me thike plagosje

Sondazh

Poll