Bota

"D-Day", Biden në Francë, priten fjalime dhe takime me Macron dhe Zelensky-n

Biden do të mbajë një fjalim të profilit të lartë dhe do të mbajë zhvillojë vizitë shtetërore me presidentin Emmanuel Macron.

5 Qershor 2024, 10:21 Nga M.B
"D-Day", Biden në Francë, priten fjalime dhe takime me
Presidenti i SHBA Joe Biden

FRANCA- Presidenti Joe Biden udhëtoi drejt Francës të mërkurën për të përkujtuar 80-vjetorin e D-Day(njohur si zbarkimi i Normandisë) për të nënvizuar angazhimin e tij ndaj aleatëve të SHBA-së në Evropë dhe për të krahasuar vizionin e tij për demokracinë me kundërshtarin e tij politik të vitit 2024, Donald Trump.

Biden do të kalojë pesë ditë në Francë dhe do të marrë pjesë në festimet e 'Ditës D' në Normandi, ku forcat amerikane dhe aleate sulmuan plazhet franceze gjë që ndihmoi në mposhtjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Biden do të mbajë një fjalim të profilit të lartë dhe do të mbajë zhvillojë vizitë shtetërore me presidentin Emmanuel Macron.

Në Normandi, Biden do të ulet për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në lidhje me përpjekjet e luftës për të zmbrapsur pushtuesit rusë, u tha gazetarëve këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, në bordin e fluturimit presidencial për në Paris.

presidenti i shba joe biden

Sondazh

Poll