Bota

I shkuan në shtëpi për kontrolle në lidhje me një vjedhje, serbi kanos efektivët e policisë në Kosovë, vihet në pranga

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:30, bënë të ditur policia. Më tej shtohet në njoftim se policia kishte shkuar në shtëpinë e tij për të kryer një kontroll lidhur me një rast vjedhje e rëndë.

5 Qershor 2024, 10:20 Nga N.F
I shkuan në shtëpi për kontrolle në lidhje me një
Foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Prishtinë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kanosur verbalisht zyrtarët policor.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:30, bënë të ditur policia. Më tej shtohet në njoftim se policia kishte shkuar në shtëpinë e tij për të kryer një kontroll lidhur me një rast vjedhje e rëndë.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi që i njëjti kishte kanosur verbalisht zyrtarët policor të cilët kishin shkuar në shtëpinë e tij për të kryer një kontroll lidhur me një rast vjedhje e rëndë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

prishtine arrestim kosove

Sondazh

Poll