Bota

Ushtria libaneze: Një person i armatosur sulmoi ambasadën amerikane

Ushtria libaneze tha në një deklaratë se ushtaria qëlloi sulmuesin, të cilin ata e përshkruan vetëm si shtetas sirian. Sulmuesi u dërgua në spital i plagosur.

5 Qershor 2024, 09:29 Nga M.B
Ushtria libaneze: Një person i armatosur sulmoi ambasadën amerikane
Ushtarët dhe policët e ushtrisë sigurojnë një zonë ndërsa mbyllin një rrugë me tela me gjemba, që të çon në ambasadën e SHBA-së. Bjerut, më 6 shtator 2013

LINDJE E MESME- Ushtria libaneze tha të mërkurën se persona të armatosur u përpoqën të sulmojnë ambasadën e Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Bejrut, shkruan AP.

Ushtria libaneze tha në një deklaratë se ushtaria qëlloi sulmuesin, të cilin ata e përshkruan vetëm si shtetas sirian. Sulmuesi u dërgua në spital i plagosur.

Mediat lokale raportuan se të shtënat rreth misionit diplomatik amerikan në veri të Bejrutit zgjatën për gati gjysmë ore. Ambasada amerikane tha se sulmi i mëngjesit në hyrje të ambasadës nuk shkaktoi viktima në stafin e tyre./ REL

liban

Sondazh

Poll