Art&Argëtim

Alec dhe Hilaria vijnë me "The Baldwins", seriali kritikohet ashpër, shkak gjyqi i aktorit për vrasje të pavullnetshme

Çifti, i cili ka shtatë fëmijë të gjithë nën moshën 10 vjeç, tha se “The Baldwins” do të transmetohet në TLC në vitin 2025.

5 Qershor 2024, 12:29 Nga S.B
Alec dhe Hilaria vijnë me "The Baldwins", seriali kritikohet
The Baldwins

SHBA- Aktori i njohur Alec Baldwin dhe gruaja e tij, Hilaria Baldwin, do të luajnë në shfaqjen reale televizive bazuar në familjen e tyre. Çifti, i cili ka shtatë fëmijë të gjithë nën moshën 10 vjeç, tha se “The Baldwins” do të transmetohet në TLC në vitin 2025.

Familja e ndau njoftimin në Instagram me një video, me mbishkrimin: Kemi një njoftim emocionues për të ndarë!

Megjithatë, vendimi për të bërë shfaqjen është kritikuar për shkak të gjyqit të ardhshëm të Alec Baldwin. Aktori do të dalë në gjyq në korrik për vrasje të pavullnetshme në xhirimet e filmit Western Rust në 2021.

Kinematografja Halyna Hutchins, 42 vjeç, u qëllua me armën që po përdorte Baldwin gjatë setit të filmit Rust, i cili po xhirohej në New Mexico. Në këtë incident mbeti i plagosur edhe regjisori Joel Souza.

Mbajtësja e armëve të filmit, e cila ngarkoi armën për aktorin Baldwin, u shpall fajtore për vrasje të pavullnetshme në mars. Hannah Gutierrez-Reed, 26 vjeç, u dënua në fillim të këtij viti me 18 muaj burg.

Duke shkruar në X transmetuesi Piers Morgan tha: Zoti im... paturpësia e neveritshme për ta bërë këtë kur je duke u përballur me një gjyq penal për vrasjen e një gruaje.

Në videon trailer të emisionit, çifti i martuar në vitin 2012, shihet në shtëpi me fëmijët e tyre.

"Ne po ju ftojmë në shtëpinë tonë për të përjetuar uljet dhe ngritjet; të mirat, të këqijat. Shtëpia është vendi që ne duam të jemi më shumë”, thotë Alec Baldwin në video.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alec Baldwin (@alecbaldwininsta)

alec baldwin the baldwins

Sondazh

Poll