Art&Argëtim

FOTOT/ Frymëzuar nga historia skoceze, çfarë veshën yjet në shfaqjen e modës Dior Cruise 2025?

Hera e fundit që Dior solli një shfaqje në Skoci ishte në vitin 1955, kur themeluesi Christian Dior mbajti dy shfaqje mode, një në hotelin Gleneagles në Auchterarder dhe tjetri në Hotelin Central të Glasgow.

4 Qershor 2024, 15:36 Nga S.B
FOTOT/ Frymëzuar nga historia skoceze, çfarë veshën yjet
Anya Taylor-Joy

SKOCI- Shtëpia franceze e modës Dior është rikthyer në Skoci për shfaqjen e saj të parë në pasarelë pas shtatë dekadash. Dior mori frymëzim nga historia skoceze për shfaqjen në kopshtet e Kështjellës Drummond pranë Crieff në Perthshire, ndërsa të famshëm duke përfshirë Jennifer Lawrence, Rosamund Pike dhe Anya Taylor-Joy ishin në rolin e spektatores.

Hera e fundit që Dior solli një shfaqje në Skoci ishte në vitin 1955, kur themeluesi Christian Dior mbajti dy shfaqje mode, një në hotelin Gleneagles në Auchterarder dhe tjetri në Hotelin Central të Glasgow. Ngjarja Cruise 2025 të hënën në mbrëmje u mbajt në "Versajën e Skocisë", e cila u përdor si set për kopshtet e pallateve franceze në serialin televiziv Outlander.

Shfletoni galerinë për më shumë fotografi.

dior dior fashion show

Sondazh

Poll