Art&Argëtim

"Është marrëzisht e dashuruar"/ A janë ende çift Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet? Burimet: Ai nuk e vë prioritet...

Të dy fillimisht ndezën thashethemet për romancë vitin e kaluar, pasi u panë në disa koncerte dhe ngjarje të ndryshme së bashku.

4 Qershor 2024, 17:39 Nga S.B
"Është marrëzisht e dashuruar"/ A janë ende
Timothee dhe Kylie

SHBA- Çifti Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet janë një nga marrëdhëniet më të diskutuara në sytë e publikut së fundmi. Të dy fillimisht ndezën thashethemet për romancë vitin e kaluar, pasi u panë në disa koncerte dhe ngjarje të ndryshme së bashku.

Herën e fundit që ata u panë bashkë ishte në janar dhe prej asaj dite çifti nuk ka bërë më asnjë dalje publike. Sipas burimeve që kanë folur për The Daily Mail, çifti është ende bashkë, por miqtë e Jenner janë të shqetësuar për faktin se jetojnë jetë të kundërta.

"Kylie po përpiqet të mbajë marrëdhënien e saj me Timothee, por ata përreth saj kanë frikë se po bëhet e qartë se ai nuk është më aq i investuar në marrëdhënien e tyre sa ajo" tha një burim anonim.

"Është marrëzisht e dashuruar"/ A janë ende
Timothee dhe Kylie

Burimi pretendon se motrat e Jenner po e këshillojnë atë të rishqyrtojë marrëdhënien.

“Kylie është çmendurisht e dashuruar me Timothee dhe ka dhënë shumë në këtë marrëdhënie. Ajo doli kaq publike me romancën e tyre sepse ishte e sigurt se do të zgjaste”, vazhdoi burimi. “Por ata që janë më afër saj mendojnë se ai nuk e vë atë prioritet dhe motrat e saj tani po i thonë të largohet, por ajo nuk mundet.”

Burimet thonë se çifti vlerëson privatësinë e tyre dhe dëshiron të ruajë marrëdhënien, duke dashur të mbajë dinamikën e tyre larg vëmendjes.

kylie jenner timothée chalamet

Sondazh

Poll