Art&Argëtim

"Ndihem si një grua e moshuar"/ Halsey përballet me probleme të rënda shëndetësore, dyshohet për lupus dhe leucemi

Në videon e radhës, Halsey ndodhet në spital, ku njofton fansat se është në ditën e parë të trajtimit.

5 Qershor 2024, 11:25 Nga S.B
"Ndihem si një grua e moshuar"/ Halsey përballet me probleme
Halsey

SHBA- Këngëtarja dhe kantautorja amerikane Halsey ka bërë një postim në llogarinë e saj personale në Instagram, ku përmes një sërë videosh ka treguar se prej disa kohësh po përballet me probleme të rënda shëndetësore.

“Me një fjalë, jam me fat që jam gjallë. Por shkrova një album” shkroi ajo krahas postimit të saj, në të cilin etiketoi dy organizata, njëra kushtuar leucemisë dhe limfomës, dhe Fondacionin Amerikan të Kërkimit të Lupusit.

“Ndihem si një grua e moshuar” dëgjohet duke thënë Halsey në videon e saj të parë, ku është në dhomën e ndenjes duke fërkuar këmbët. “Në moshën 30-vjeçare do të rilind dhe nuk do të sëmurem dhe do të kem shumë energji dhe thjesht do të rijetoj të 20-at e mia në të 30-at."

Në videon e radhës, Halsey ndodhet në spital, ku njofton fansat se është në ditën e parë të trajtimit. Ajo është ulur pranë një makinerie dhe ka një shall të mbështjellë rreth kokës.

Në një postim tjetër, Halsey publikoi kopertinën e albumit të saj të pestë, i cili u publikua dje. Fansat e Halsey kanë shprehur menjëherë mbështetjen e tyre duke komentuar në postimet e saj, ashtu si edhe mikeshat e saj të famshme si Rita Ora dhe Heidi Klum.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by halsey (@iamhalsey)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by halsey (@iamhalsey)

halsey

Sondazh

Poll