Art&Argëtim

Mariana Kondi nderohet me titullin "Albanian Excellency" nga Noli Film Festival

Kondi u nderua me titullin "Albanian Excellency" për punën dhe talentin e saj në kinematografi.

4 Qershor 2024, 11:42 Nga S.B
Mariana Kondi nderohet me titullin "Albanian Excellency" nga Noli Film
Mariana Kondi

BOSTON- Aktorja e mirënjohur Mariana Kondi u vlerësua me një çmim nga Noli Film Festival i cili u zhvillua për herë të parë në Boston. Kondi u nderua me titullin "Albanian Excellency" për punën dhe talentin e saj në kinematografi.

Me një postim në Instagram, Kondi u shpreh se ndihej e vlerësuar dhe falenderoi shqiptarët e Bostonit për emocionet që i dhuruan.

“Ndihem e vlerësuar nga Festivali i parë i filmit Shqiptar në Boston, Massachusetts me titullin “Albanian Excellence”! Festivali i kulturës, i dijes, humanizmit! Falenderoj të gjithë shqiptarët e Boston për emocionet e bukura që më dhanë!” shkroi Mariana krah fotos me çmimin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mariana Kondi (@marianakondiofficial)

mariana kondi "noli film festival"

Sondazh

Poll