Aktualitet

Mori ndihmat e tërmetit, grekët ‘shpërthejnë’ në komente për shefin e Rendit, e masakrojnë: Derri duhet varur! Ju ka

1 Dhjetor 2019, 10:19 Nga DOSJA

TIRANË– Videoja e shefit të Rendit në Komisariatin e Rinasit Altin Zeka, i cili vodhi ndihmat për të prekurit nga tërmeti për t’i dërguar më pas në banesën e vjerrës së tij ka bërë xhiron e rrjetit.

Në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube, videoja ka marrë një numër rekord komentesh, por kësaj herë nuk ka vetëm audiencë shqiptare.

Më shumë se gjysma e tyre janë qytetarë grekë, të cilët kan shprehur hapur përçmimin e tyre ndaj gjestit të shefit të Rendit.

Disa prej komenteve kanë qënë të përqendruar ndaj gjestit të efektivit të policisë, të cilët kërkonin që ai të përfundonte në burg dhe të qëndronte aty për kohë. Ndërsa të tjerë, kanë shprehur hapur racizimin duke përmendur edhe qëndrimin që ka Shqipëria ndaj vendeve të tjera aleate.

Për më shumë lexoni komentet…

DISA NGA KOMENTET:

– Pastaj ata e quajnë Greqinë armike, Berisha hëngri paratë e tyre me piramidat, dhe akoma është në pushtet. Greqia shpëtoi 700,000 shqiptarë me leje dhe punë, tani prapë ëstë armike. Ne i dërgojmë në EMAK për ndihmë, përsëri Greqia armike. Turqia, e cila i ka pasur skllevërit e saj për 500 vjet, i quajnë vëllezër, amerikanët që i vjedhin naftën përmes kanadezëve i quajnë miq.

– Qen, derr, duhet varur

– Mashtrues klasik

– Ja pra ku shkojnë ndihmat e Greqisë

– Mirë që i kapët bastardët. Mbajini brenda derisa të kalben

– Mbyllini brenda se nuk kanë turp

– Epo këta nuk bëhen njerëz

– Ju karagjoza jeni të shfrytëzuar nga çdo kinez dhe çdo gjerman. Ne emigrantët e ligjshëm paguajnë 2 herë më shumë se Grekët në gjithçka … nga xhepi juaj nuk keni paguar asgjë

 

Videja e vjedhjes së ndihmave u publikua fillimisht nga JOQ, ndërsa arrestimin e policit e konfirmoi kryeministri Edi Rama. DOSJA.AL u interesua për rastin dhe zbuloi skemën e vjedhjes së pakove me ushqime me destinacion për të prekurit nga tërmeti nga shefi i Rendit në Rinas. Në bashkëpunim me gruan dhe kunatin, Altin Zeka mbushi furgonin me kuti dhe i çoi tek shtëpia e vjehrrës. Në dëshminë e tij në Polici, ai u shpreh se ndihmat i kishte marrë për t’i dërguar tek policët e prekur nga tërmeti.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin zeka arben taullau polici vjedh ndihmat valbona zeka altin zeka arben taullau polici vjedh ndihmat valbona zeka

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2019, 21:44

DURRËS– Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako ka reaguar pas lajmeve në portale që raportuan gafat që bëri Sako me deklaratat pas tragjedisë së 26 ...