Sport

Zvicra kalon thjeshtë me poker përballë Estonisë! - VIDEO

Ndeshja e parë e Zvicrës në Evropian do të jetë përballë Hungarisë, me 15 qershor.

5 Qershor 2024, 00:07 Nga DOSJA
Zvicra kalon thjeshtë me poker përballë Estonisë! - VIDEO

ZVICER - Fitore e thellë e Zvicrës në miqësore me Estoninë me rezultatin 4-0. Në këtë test pra Evropianit të zhvilluar në stadiumin e Lucernës, përfaqësuesja helvete dominoi në fushë, sidomos në pjesën e dytë, ku u realizuan 3 nga katër golat e ndeshjes.

E zhbllokoi rezultatin Zuber që në minutën e 20-të, me pjesën e parë që mbyllet me epërsinë minimale të vendësve. Gjatë 45 minutave të dyta e tundën rrjetën Amdouni, Elvedi dhe Xherdan Shqairi me 11-metërsh.

Kujtojmë që të dy futbollistët me origjinë shqiptare, Shaqiri dhe Xhaka, e nisën ndeshjen nga minuta e parë. Mesfushori i Leverkusenit u zëvendësua në minutën e 74-t nga Aebischer, ndërsa Shaqiri qëndroi në lojë deri në fund. Ndeshja e parë e Zvicrës në Evropian do të jetë përballë Hungarisë, me 15 qershor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll