Bota

FOTO/ Sulmoi me pije politikanin Britanik, identifikohet 25 vjeçarja si modelja e Onlyfans

Victoria Thomas-Boëen, 25 vjeçe, u arrestua nga policia si e dyshuar për sulm pasi lëshoi një pije të madhe qumështi ndaj liderit të partisë së re Reform UK teksa ai dilte nga një bar në Clacton, Essex.

4 Qershor 2024, 22:03 Nga E. D
FOTO/ Sulmoi me pije politikanin Britanik, identifikohet 25 vjeçarja si
Victoria Thomas-Boëen

BRITANI-Vajza e cila qëlloi me pije politikanin e djathtë britanik Nigel Farage në nisjen e fushatës së tij, është një modele e rrjetit pornografik OnlyFans ku femrat shesin foto të pjesëve private për para. Victoria Thomas-Boëen, 25 vjeçe, u arrestua nga policia si e dyshuar për sulm pasi lëshoi një pije të madhe qumështi ndaj liderit të partisë së re Reform UK teksa ai dilte nga një bar në Clacton, Essex. Gjithashtu pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit tregojnë të renë e cila i hedh politikanin e djathtë në fytyrë, në kokë e në trup një pije. 

Ndërsa Farage, i cili më parë quante Clacton qyteza më patriotike në Britani vetëm fshiu pak sytë dhe vijoi rrugën e tij pas sulmit. Ai postoi një video të incidentit në rrjetin X, ndërsa pranon te ishte shumë e papritur dhe e frikshme. Thomas-Bowen, kameramani që filmon videot për të rritur të Victoria nga dhoma e gjumit të nënës së saj. 

“Ai nuk është kandidat i mirë, nuk përfaqëson diçka ku unë besoj”, kishte thënë biondja në argumentimin e saj në polici.

Më parë ajo raportohet se ka shprehur mbështetje për liderin laburist Jeremy Corbyn dhe bënte thirrje në rrjet për bojkotimin e ceremonisë së përvjetorit të mbretëreshës. Nëntorin e shkuar ajo ka qenë në Stamboll për një operacion estetik në hundë, teksa i tregonte ndjekësve në rrjet se donta të bënte hundën më të vogël e më të bukur. 

Incidenti është i ngjashëm me atë të vitit 2019, ku ai mbeti viktimë e një sulmi të ngjashëm në Newcastle në veri të Anglisë. Ngjarja e sotme ndodhi pak pasi politikani pro Brexit, i kishte thënë turmave se konservatorët kishin tradhtuar besimin e britanikëve dhe se Rishi Sunak do ta paguajë shtrenjt faktin që thirri zgjedhje të reja.

victoria thomas-boëen nigel farage

Sondazh

Poll