Bota

Turqia humb interesimin për BE-në, dëshiron të bëhet anëtare e BRICS

Fillimisht Ankaraja synon të marrë pjesë në takimin ministror të organizatës që mbahet javën e ardhshme në Rusi.

4 Qershor 2024, 20:11 Nga E. D
Turqia humb interesimin për BE-në, dëshiron të bëhet
foto ilustruese

TURQIA- Turqia ka shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e organizatës BRICS në vend të BE-së. Gjithashtu ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan beson se mund të jetë një alternativë e mirë për BE-në.

“Sigurisht që do të donim të bëheshim anëtar i BRICS-it. Le të shohim se si do të shkojnë gjërat këtë vit”, tha ai gjatë një vizite në Kinë. 

Fillimisht Ankaraja synon të marrë pjesë në takimin ministror të organizatës që mbahet javën e ardhshme në Rusi. Ndërsa Kremlini ka përshëndetur interesimin e shtetit turk për tu bërë pjesë e BRICS-it, ku lider kryesor është Rusia.

Interesi i Turqisë për bllokun ekonomik do të jetë në axhendën e samitit të BRICS që do të kryesohet nga Rusia, thotë zëdhënësi i Kremlinit.

BRICS është një bllok i ekonomive në zhvillim, i cili përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, dhe së fundmi ka pranuar Arabinë Saudite, Argjentinën, Etiopinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si anëtarë të plotë. 

turqi brics be

Sondazh

Poll