Bota

 Zgjedhjet evropiane/ Macron drejtuar të rinjve : Të mos votoni do të thotë t'i lini të tjerët të vendosin për ju

Ai tha gjithashtu se është paradoksale të shohësh që të rinjtë po shqetësohen gjithnjë e më shumë me çështje si klima, Evropa, lufta, situata në Lindjen e Mesme, Ukraina etj, por nuk u intereson politika që ka një vizion gjithëpërfshirës për shoqërinë. 

4 Qershor 2024, 21:09 Nga E. D
 Zgjedhjet evropiane/ Macron drejtuar të rinjve : Të mos votoni
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje të rinjve të marrin pjesë në zgjedhjet evropiane të së dielës .

“I ftoj të gjithë të rinjtë që të shkojnë të votojnë më 9 qershor. Të mos votoni do të thotë t’i lini të tjerët të vendosin për ju," tha Macron. 

Ai tha gjithashtu se është paradoksale të shohësh që të rinjtë po shqetësohen gjithnjë e më shumë me çështje si klima, Evropa, lufta, situata në Lindjen e Mesme, Ukraina etj, por nuk u intereson politika që ka një vizion gjithëpërfshirës për shoqërinë.  Për të mobilizuar të rinjtë, Emmanuel Macron kujtoi shembullin e referendumit të Brexit në Britaninë e Madhe në vitin 2016.

“Të rinjtë abstenuan masivisht. Nëse do të kishin shkuar për të votuar, do të kishin mbetur në Evropë”, tha ai.

Presidenti francez gjithashtu vuri në dukje se bota po bëhet shumë më e dhunshme dhe se e drejta e më të fortëve po kthehet, duke theksuar se Rusia vendosi të pushtojë Ukrainën, Iranin për të dërguar bomba në Izrael dhe Pakistan, si dhe në veri. Ai dha alarmin edhe për fenomenin e ngritjes së ekstremit të djathtë, duke nënvizuar se nëse Evropa del naive, mund të vdesë. 

Duke iu referuar edhe bashkëpunimit të Francës me Gjermaninë, ai tha se aksi franko-gjerman është një nga lokomotivat e Evropës, duke theksuar se kur ky aks nuk funksionon, Europa bllokohet. Për mundësinë e një ushtrie evropiane, presidenti francez favorizoi një Evropë të mbrojtjes dhe krijimin e një force të ndërhyrjes së shpejtë në rastet kur rrezikohet siguria e qytetarëve evropianë.

Nga ana e tij, kryeministri Gabriel Attal, duke folur në Asamblenë Kombëtare Franceze, tha se ajo që është në rrezik të dielën është aftësia e Francës për të mbrojtur veten kundër përpjekjeve për ndërhyrje të huaj. Kryeministri francez tha se incidente të tilla si pesë arkivolët e vendosur rreth Kullës Eifel të shtunën përbënin ndërhyrje të jashtme dhe kërkonin destabilizimin në një kohë kur po krijohej Evropa e mbrojtjes dhe sigurisë. 

emmanuel macron zgjedhejet europiane

Sondazh

Poll