Bota

Shpërthen granata në një shkollë në Azi, humb jetën një nxënës dhe mbi 20 plagosen

Tragjedia ndodhi pak pas mesditës kur një nxëns gjeti një granatë të pashpërthyer që besohet se kishte rënë në vend gjatë përleshjeve të mëparshme midis ushtrisë dhe terroristëve.

4 Qershor 2024, 21:23 Nga E. D
Shpërthen granata në një shkollë në Azi, humb
foto ilustruese

AZI- Një fëmijë u vra dhe 22 të tjerë u plagosën në një shpërthim granate në një shkollë fillore në qytetin jugor Dawey të Mianmarit. Tragjedia ndodhi pak pas mesditës kur një nxëns gjeti një granatë të pashpërthyer që besohet se kishte rënë në vend gjatë përleshjeve të mëparshme midis ushtrisë dhe terroristëve.

Fëmija e mori granata duke synuar t'ia çonte mësuesit të tij, por ajo i ra dhe shpërtheu. Një nxënës mbeti i vrarë dhe 22 fëmijë të tjerë u plagosën së bashku me një prind që ndodhej në vendin e shpërthimit.

gjithashtu autoritete kanë shkuar në shkollë dhe kanë kontrolluar kompleksin e shkollës për ndonjë municion tjetër, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Lufta civile në këtë vend të Azisë Juglindore është përshkallëzuar muajt e fundit pasi grupet e armatosura përshkallëzojnë sulmet e tyre kundër ushtrisë që mori pushtetin në një grusht shteti

granate azi viktime nxenes

Sondazh

Poll