Bota

Pas hapjes së fushatës në Britani, sulmohet me pije në fytyrë politikani Nigel Farage

jo është hera e dytë që politikanit të djathtë i ndodh tashmë. Siç shihet një vajzë i ka hedhur pijen teksa ai ishte duke takuar votues në Clacton, në veri të Londrës.

4 Qershor 2024, 19:38 Nga E. D
Pas hapjes së fushatës në Britani, sulmohet me pije në
Nigel Farage

BRITANI- Kreu i partisë Reform UK, Nigel Farage është qëlluar sot me pije teksa bënte fushatë për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Britani. Kjo është hera e dytë që politikanit të djathtë i ndodh tashmë. Siç shihet një vajzë i ka hedhur pijen teksa ai ishte duke takuar votues në Clacton, në veri të Londrës. Farage sapo kishte vizituar një bar vendas ku kishte folur për disa mbështetës, të cilëve u tha se do të kandidonte për zonën e Clacton. Policia e Essex tha se kishte bërë dy arrestime në lidhje me ngjarjen e sulmit me lije në fytyrë.

"Oficerët bënë dy arrestime në lidhje me pijen e lëshuar ndaj kandidatit në Clacton… një 23-vjecare nga Clacton, u arrestua si e dyshuar për sulm," tha policia

Teksa policët po kryenin arrestimin e të dyshuarës, një individ i dytë ishte ndaluar për sulm ndaj një punonjësi emergjence, thanë autoritetet, duke shtuar se të dy po merren në pyetje. Sulmet me pije janë parë dhe në zgjedhjet e 2019 në Britani, ku Farage u bë objekt gjatë një eventi fushate në Neëcastle.

nigel farage

Sondazh

Poll