Bota

Tentoi të kontrabandojë rreh një kilogram flori, arrestohet stjuardesa në Indi

Bëhet me dije se stjuardesa e ka fshehur arin përpara se të hipte në qytetin e Muscatit. 

4 Qershor 2024, 18:25 Nga E. D
Tentoi të kontrabandojë rreh një kilogram flori, arrestohet
foto ilustruese

INDI- Një stjuardesë e cila ishte punonjëse e kompanisë Air India Express, është arrestuar për tentativë kontrabande. Siç raportohet Drejtoria për Çështje të Inteligjencës (DRI) ka organizuar një aksion në orët e hershme të mëngjesit, ku pas arrestimit, stjuardesës i është gjetur 960 gramë ar në pjesët intime. 

Bëhet me dije se stjuardesa e ka fshehur arin përpara se të hipte në qytetin e Muscatit. Gjithashtu anëtarët e KLSH-së kanë arrestuar një tjetër stjuardesë nga qyteti i Kanurit, pra po hetojnë nëse në kontrabandë kanë marrë pjesë edhe anëtarë të tjerë të ekuipazhit të kabinës.

stjuardesë ar

Sondazh

Poll