Bota

Po jepnin intervistë në një cirk të mbushur me fëmijë/ Deputeti në Ekuador qëllohet për vdekje bashkë me gruan e tij, humb jetën dhe një tjetër

Nga të shtënat autori i të cilave ende nuk dihet, përveç Nietos, mbeti i vrarë edhe gruaja e tij dhe një person tjetër, ndërsa u plagos një gazetar.

4 Qershor 2024, 07:26 Nga r.ll
Po jepnin intervistë në një cirk të mbushur me
Kongresmeni dhe gruaja e tij

EKUADOR- Kongresmeni 34-vjeçar Cristian Nieto u qëllua për vdekje në Ekuador pak minuta pasi dha një intervistë në një cirk plot me fëmijë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, duken fëmijët teksa hyjnë në cirk kur papritur dëgjohen disa të shtëna dhe britma.

Nga të shtënat autori i të cilave ende nuk dihet, përveç Nietos, mbeti i vrarë edhe gruaja e tij dhe një person tjetër, ndërsa u plagos një gazetar. Gazetarja ka nisur të thërrasë për ndihmë teksa përpiqej të mbrohej: “Kam nevojë për ndihmë, ambulancë, më qëlluan në krah”.

Nieto njihej në Ekuador me pseudonimin Rescate (shpëtimi në spanjisht), sepse u kishte ofruar ndihmë disa njerëzve, shumica prej tyre të varur nga droga. Pak minuta para se të qëllohej për vdekje, Nieto po u thoshte gazetarëve për ngjarjen se “është një sukses i madh, jemi plot tre ditë”. Sipas informacioneve, personat e armatosur kishin hyrë në cirk para se të hapnin zjarr ndaj Nietos.

cristian nieto vrasje ne ekuador

Sondazh

Poll