Bota

Bashkëpunim me Rusinë dhe Bjellorusinë, Polonia arreston 18 të dyshuar

Mësohet se një nga skemat dyshohet se përfshinte plane për të vrarë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar Ministri i Brendshëm polak, Tomasz Siemoniak.

3 Qershor 2024, 22:08 Nga M.B

 

Bashkëpunim me Rusinë dhe Bjellorusinë, Polonia arreston 18
Tomasz Siemoniak

POLONIA- Polonia ka arrestuar 18 persona të akuzuar për aktivitete armiqësore dhe sabotim në emër të Rusisë dhe Bjellorusisë. Mësohet se një nga skemat dyshohet se përfshinte plane për të vrarë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar Ministri i Brendshëm polak, Tomasz Siemoniak.

“Dhjetë nga të arrestuarit kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin e formave të ndryshme të sabotimit në të gjithë Poloninë”, tha Siemoniak.

Siç raportohet, autoritetet në Poloni i kanë lidhur disa zjarrvënie të kohëve të fundit dhe tentativa për zjarrvënie me agjentë të sponsorizuar nga Rusia. Ministri shtoi se aktet e sabotimit me sa duket kanë qenë pjesë e një plani më të gjerë që përfshin sulme kibernetike dhe i shtyn emigrantët drejt Polonisë, duke rrezikuar kështu sigurinë e vendit.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim se me ofertën e një vendi të huaj, Rusisë, ka njerëz që janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve polakë”, shtoi Siemoniak.

tomasz siemoniak

Sondazh

Poll