Bota

"Na është kërkuar nga Kievi"/ Ministri italian: Do të dërgojmë një sistem të avancuar kundërajror në Ukrainë

Ai gjithashtu vuri në dukje se qeveria po punon për të arritur këtë qëllim dhe kujtoi se Italia e ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë ushtarë të saj në Ukrainë dhe se armët italiane nuk mund të përdoren në territorin rus. 

3 Qershor 2024, 22:47 Nga E. D
"Na është kërkuar nga Kievi"/ Ministri italian: Do
foto ilustruese

ITALI- Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha se Italia do të dërgojë në Ukrainë sistemin e mbrojtjes kundërajrore Samp-T, i cili është kërkuar nga Kievi. 

Ne do të dërgojmë në Ukrainë sistemin e mbrojtjes kundërajrore Samp-T, i cili na është kërkuar nga Kievi. Kjo nuk është sekret”, theksoi ministri italian.

Ai gjithashtu vuri në dukje se qeveria po punon për të arritur këtë qëllim dhe kujtoi se Italia e ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë ushtarë të saj në Ukrainë dhe se armët italiane nuk mund të përdoren në territorin rus. 

Tajani konfirmoi gjithashtu se ministri italian i Mbrojtjes Guido Croceto po konsideron heqjen e sekretit që mbulon pajisjet ushtarake që vendi i tij i dërgon Ukrainës.

 antonio tajani

Sondazh

Poll