Bota

Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur në vetëm 24 orë

Siç raportohet, rritja e numrit të viktimave vjen pasi vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në, i dhanë Ukrainës leje për të sulmuar brenda Rusisë me armët e tyre.

3 Qershor 2024, 22:33 Nga E. D
Dita më vdekjeprurëse e Putinit, mbi 1,200 trupa ruse të vdekur
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka humbur më shumë se 1,200 trupa në vetëm 24 orë, duke shënuar kështu ditën më vdekjeprurëse të Rusisë në luftën e saj me Ukrainën. Siç raportohet, rritja e numrit të viktimave vjen pasi vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në, i dhanë Ukrainës leje për të sulmuar brenda Rusisë me armët e tyre. Edhe Shtabi i Përgjithshëm ukrainas ka pohuar se ushtria ruse ka humbur diku rreth 1,270 trupa 24 orët e fundit. 

Gjithashtu, ushtria ukrainase ia shkatërroi rusëve edhe 14 tanke, 22 transportues të blinduar dhe 47 artileri. Ndërkohë edhe Ministria Britanike e mbrojtjes e konfirmuar se kjo ësht dita më vdekje prurëse duke shtuar se numri i përgjithshëm i viktimave ruse që nga fillimi i luftës ka tejkaluar 500 mijë. Ukraina tani ka njoftuar se ka stabilizuar vijat e frontit, pavarësisht vështirësive.

Megjithastë Rusia vazhdonte sulmet në Kharkiv, presidenti amerikan Joe Biden i dha leje Ukrainës të sulmojë brenda territorit rus me armët amerikane. Ky vendim nuk u prit mirë nga Putini i cili kërcënoi me luftë të plotë nëse Ukraina përdor armët perëndimore për të goditur Rusinë.

vladimir putin lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll