Bota

OKB: E pasigurt që termocentrali në Zaporizhzhia të rifillojë punën

Siç raportohet Grossi ka mbajtur një takim me Rusinë në lidhje me këtë çështje, përfshirë edhe presidentin rus, Vladimir Putin.

3 Qershor 2024, 22:08 Nga E. D
OKB: E pasigurt që termocentrali në Zaporizhzhia të
foto ilustruese

RUSI- Shefi i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossinuk tha se nuk është e sigurt që termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia të rifillojë punën për sa kohë që lufta rreth tij të jetë e ndezur. Siç raportohet Grossi ka mbajtur një takim me Rusinë në lidhje me këtë çështje, përfshirë edhe presidentin rus, Vladimir Putin. Kjo pasi gjashtë reaktorët e termocentralit janë mbyllur për arsye sigurie me rekomandimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). 

“Ata nuk po planifikojnë të çaktizivojnë këtë termocentral bërthamor. Pra, kjo është ajo që po nxit nevojën për të diskutuar”, tha Grossi.

Sipas Rafael Grossit, duhet të ndërmerren hapa të rëndësishëm përpara se termocentrali të rifillojë punën. Atëherë duhet të ketë një siguri më të qëndrueshme të furnizimit me energji. Kjo kërkon riparime, riparime të rëndësishme të linjave ekzistuese, të cilat për momentin dhe për shkak të aktivitetit ushtarak janë shumë të vështira për t’u parashikuar," tha shefi i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll