3 Qershor 2024, 21:50
Nga B.Z
Klodiana Lala, Arben Ahmetaj
TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, pjesën e dytë të dokumentarit të Rai 3, për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët, ku Shqipëria u cilësua si një narko-shtet.
Arben Ahmetaj hodhi akuza të rënda, duke deklaruar se Edi Rama ka takuar në zyrë bosë të mafias. Sipas gazetares Lala, Ahmetaj mund t'i bëjë këto akuza edhe për interesat e veta, duke qenë se është në arrati, por prokuroria duhet të hetojë, madje të marrin dëshminë e ish zv.kryeministrit në Zvicër.
"E di si është puna, zoti Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtarë, i rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash, mund të ketë shumë arsye të hedhë akuza, se mbase do të shpëtojë veten. Dua të diskutoj akuzat e zotit Ahmetaj. Janë akuza të rënda. A mundet sot një prokurori ti hetojë pretendimet e zotit Ahmetaj? Nëse krahu i djathtë i Edi Ramës deri dje, automatikisht kam të drëjtën të dyshoj që Arben Ahmetaj ka informacion, që krerë të grupeve kriminale mund të kenë shkuar në zyrën e Ramës", tha Lala.
Lidhur me pretendimin se Ergys Agasi është koordinator mes Ramës dhe drejtuesve të krimit, Lala tha se edhe kjo duhet hetuar.
"Ergys Agasin, Ahmetaj e akuzon si ndërmjetës në takimet e kryeministrit me njerëz problematikë, me bosë të mafias. Ajo që duhet hetuar, ky njeri nga erdhi? Çfarë detyre ka patur? Pse u bë i rëndësishëm në qarkun e Durrësit? Nëse ka apo jo provë për implikimin e zotit Agasi në histori të krimit, duhet të japë shpejgim gazetari Italian dhe prokuroria të shkojë te Ahmetaj. Është një akuzë shumë e rëndë. Sipas akuzave të Ahmetajt, në zyrën e kryeministrit, në zyrën që paguhet nga taksat tona kanë hyrë njerëz me rekorde kriminale apo negociator të krimit", tha Lala.
klodiana lala edi rama arben ahmetaj
Aktualitet
3 Qershor 2024, 21:40
B.Z
Klodiana Lala
TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme mbi burimin e parave me të cilat po ndërtohen dhjetra kulla n&...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 21:11
I.A
Giorgio Mottola
TIRANË- Gazetari i emisionit Report në RAI3, Giorgio Mottola ka treguar se ka prova që ‘D’Alema dhe Urso kan&eum...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 21:12
Artan Hoxha
TIRANË - Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar mbrwmjen e sotme pjeswn e dytë e dokumentarit të RAI3 për Shq...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 20:52
E. D
droga e sekuestruar
FRANCË- Një shqiptar është arrestuar në Francë i cili po transportonte një sasi lënde nark...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 20:20
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Policia e Shtetit ka publikuar masat paraprake për mbarëvajtjen e protestës së thirrur ditën e nesë...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 20:05
B.Z
Foto ilustruese
GJERMANI - Gazeta gjermane BILD i ka kushtuar së fundmi disa artikuj rrjeteve kriminale që merren me transportimin e kokainë...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 20:02
M.B
Alen Karaboja
ITALIA- Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku si pasojë e nj&eu...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 20:08
I.A
TIRANË- Gazetari i emisionit Report në RAI3, Giorgio Mottola ka treguar më shumë detaje nga investigimi i Report dhe intervista ...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 20:04
I.A
Giorgo Mottola
TIRANË- Gazetari italian dhe autori i reportazhit në RAI3, Giorgo Mottola ka treguar më shumë detaje nga investigimi dhe...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 19:53
I.A
TIRANË- Gazetari i emisionit Report në RAI3, Giorgio Mottola ka treguar impresionet e tij në lidhje me investigimin dhe intervistën me kry...