Aktualitet

Kapet me 9 kg kokainë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Francë

Siç raportohet i riu është arrestuar në zonën e pushimit St Léger, në A10, në Charente-Maritime.

3 Qershor 2024, 20:52 Nga E. D
Kapet me 9 kg kokainë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në
droga e sekuestruar

FRANCË- Një shqiptar është arrestuar në Francë i cili po transportonte një sasi lënde narkotike. Bëhet me dije se 25-vjeçari shqiptar po transportonte kokainë. Siç raportohet i riu është arrestuar në zonën e pushimit St Léger, në A10, në Charente-Maritime.

Gjatë kontrollit doganierët francezë i kanë gjetur  në makinë 9 kilogramë kokainë. Droga ishte fshehur në kutinë e vendosur poshtë levës së marshit. Vlera e kokainës nëse do të hidhej në treg përllogaritet në rreth 600.000 euro. Gjithashtu 25 vjecari shqiptar pritet të dalë këtë të martë përpara gjykatës së Saintes.

policia franceze shqiptare kokaine

Sondazh

Poll