3 Qershor 2024, 20:20
Nga B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Policia e Shtetit ka publikuar masat paraprake për mbarëvajtjen e protestës së thirrur ditën e nesërme te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj pas aferës "5D".
Në njoftimin zyrtar Policia bën me dije se ditën e nesërme duke filluar që nga ora 9:30 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Deri në përfundimin e tubimit, do të përdoren rrugë alternative si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. Më tej Policia ka bërë thirrje për protestuesit të mos shfaqin asnjë shenjë dhune.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ditën e nesërme, më datë 04 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.
Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë, punonjësve të mediave dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.
Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.
proteste bashkia tirane erion veliaj
Aktualitet
3 Qershor 2024, 20:05
B.Z
Foto ilustruese
GJERMANI - Gazeta gjermane BILD i ka kushtuar së fundmi disa artikuj rrjeteve kriminale që merren me transportimin e kokainë...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 20:02
M.B
Alen Karaboja
ITALIA- Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku si pasojë e nj&eu...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 20:08
I.A
TIRANË- Gazetari i emisionit Report në RAI3, Giorgio Mottola ka treguar më shumë detaje nga investigimi i Report dhe intervista ...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 20:04
I.A
Giorgo Mottola
TIRANË- Gazetari italian dhe autori i reportazhit në RAI3, Giorgo Mottola ka treguar më shumë detaje nga investigimi dhe...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 19:53
I.A
TIRANË- Gazetari i emisionit Report në RAI3, Giorgio Mottola ka treguar impresionet e tij në lidhje me investigimin dhe intervistën me kry...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 19:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në Shqipëri, autoritete shtetërore dhe të pavarura shprehën angazhimin e tyre për rritur transparenc&...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 18:49
B.Z
Sokol Mëngjesi
TIRANË - Avokati Sokol Mëngjesi i cili u dhunua brutalisht pak ditë më parë në zonën e ish-Bllokut n...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 18:43
B.Z
Foto ilustruese
ELBASAN - 11 shoferë janë gjobitur nga Policia Rrugore e Elbasanit, pasi janë konstatuar duke kryer shkelje të rregulla...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 18:35
B.Z
Policia Spanjë
SPANJË - Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet në Spanjë pasi ka tentuar të ...
Aktualitet
3 Qershor 2024, 18:24
B.Z
Ambulanca Itali
ITALI - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali. Një 33-vjeçar me origjinë s...