Aktualitet

Gazetari Mottola: Deklaratat e Ahmetajt për lidhjet e mafies me qeverinë shqiptare tepër të rënda, drejtësia duhet të hetojë

Po ashtu Mottola tha se Rama po tenton të minimizojë akuzat duke mos legjitimuar burimin e informacionit. 

3 Qershor 2024, 20:04 Nga I.A
Gazetari Mottola: Deklaratat e Ahmetajt për lidhjet e mafies me
Giorgo Mottola

TIRANË- Gazetari italian dhe autori i reportazhit në RAI3, Giorgo Mottola ka treguar më shumë detaje nga investigimi dhe intervista me kryeministrin Edi Rama. I ftuar në Syri Tv, Mottola ka theksuar se deklarata e bërë nga ish zëvendëskryeministri Ahmetaj janë shumë të rënda dhe tejkalojnë imagjinatën sa i përket depërtimit të mafies në qeverinë shqiptare. Po ashtu Mottola tha se Rama po tenton të minimizojë akuzat duke mos legjitimuar burimin e informacionit. 

"Është thellësisht, tronditëse deklaratat e Ahmetaj në lidhje me ndikimin mafies në qeverinë shqiptare dhe deklarata e tij është përtej imagjinatës, kam hasur prova të ndryshme të depërtimit dhe influencës së mafies. Ahmetaj ka qenë krahu i djathtë i tij për shumë vite, kjo deklaratë të cilën shpresoj që drejtësia në Shqipëri të hetoj më tepër është tronditëse por deri tani është fjala e Ramës kundër Ahmetaj. Por Rama po tenton të minimizojë akuzat dhe mos legjitimimi i burimit nuk është përgjigja e duhur por të mos harrojmë që Ahmetaj ka qënë zëvendësi i tij.

Në fakt takimi me Ahmetajn bëhej fjalë për një bisedë mes gazetarit dhe politikanit i cili fshihej në Zvicër dhe mundësia e ekspozimit të Ahmetajn ishte shumë komplekse por ai u tregua i guximshëm që pranoi të më takonte. Unë kam deklaruar se jam një gazetar dhe Ahmetaj e dinte shumë mirë që ai kishte përballë një investigues sa i përket situatës së politikës në Shqipëri," tha ai.

giorgo mottola

Sondazh

Poll