Aktualitet

Investigimi i RAI3/ Artan Hoxha: Shqipëria, vend i rëndësishëm në Evropë për kanabisin

Sipas Hoxhës Shqipëria është një vend i rëndësishëm në Evropë për kanabisin.

3 Qershor 2024, 21:12 Nga DOSJA
Investigimi i RAI3/ Artan Hoxha: Shqipëria, vend i
Artan Hoxha

TIRANË - Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar mbrwmjen e sotme pjeswn e dytë e dokumentarit të RAI3 për Shqipërinë si një “narko-shtet” në Evropë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha deklaroi Shqipëria nuk është një narko-shtet i pastër, pasi, sipas tij, kontrollohet nga SHBA dhe BE dhe se narkotrafiku nuk ka as kontrollin e territorit dhe as të shtetit, për të qenë një narko-shtet. Sipas Hoxhës Shqipëria është një vend i rëndësishëm në Evropë për kanabisin.

Hoxha: Narko-shtet është Ekuadori. Amerika Latine ka kryesisht, Afganistani që prodhon 80 për qind të heroinës. Shqipëria nuk është narkoshtet i pastër, se nuk është vend prodhues as për kokainë, as për droga sintetike. Pse Shqipëria nuk mund të bëhet një narko-shtet? Sepse jemi në Evropë dhe nuk na lënë. Një pjesë e mirë e parasë që vjen në Shqipëri vjen nga narkotrafiku që bëhet jashtë vendit. Jemi vend i rëndësishëm në Evropë për kanabisin. Nëse nuk do të kishim mbi kokë SHBA dhe BE do të ishim narko-shtet. Nëse nuk do të kishim kontrollin e tyre do të ishim. Ata nuk e kanë kontrollin  e territorit dhe as të shtetit.

artan hoxha shqiperi narko-shtet

Sondazh

Poll