Aktualitet

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten 11 shoferë në Elbasan

Sipas policisë shoferët jan konstatuar duke kryer parakalime të gabuara në autostradën Tiranë-Elbasan. Si pasojë ndaj tyre është vendosur gjobë 30 mijë lekë të vjetra, për mosrespektim të sinjalistikës rrugore horizontale.

3 Qershor 2024, 18:43 Nga B.Z
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten 11 shoferë në
Foto ilustruese

ELBASAN - 11 shoferë janë gjobitur nga Policia Rrugore e Elbasanit, pasi janë konstatuar duke kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas policisë shoferët jan konstatuar duke kryer parakalime të gabuara në autostradën Tiranë-Elbasan. Si pasojë ndaj tyre është vendosur gjobë 30 mijë lekë të vjetra, për mosrespektim të sinjalistikës rrugore horizontale.

Njoftimi i Policisë:

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 11 automjete që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”, ju informojmë se:           

Sektori i Policisë Rrugore ka kryer verifikimet dhe ka vënë masën administrative 3 000 lekë të rinj për secilin automjet, bazuar në pikën 2, neni 144, të Kodit Rrugor, i cili sanksionon mosrespektimin e sinjalistikës rrugore horizontale”, njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

gjobitje elbasan-tirane polici

Sondazh

Poll