Aktualitet

Po ndërtonte beach bar pa leje në vijën bregdetare të Borshit, procedohet penalisht 45-vjeçari

Mësohet se 45-vjeçari A.F po ndërtonte një beach bar pa leje në vijën bregdetare të Borshit.

3 Qershor 2024, 15:46 Nga S.B
Po ndërtonte beach bar pa leje në vijën bregdetare të
pamje nga ngjarja

BORSH- Procedohet penalisht një 45-vjeçar në Borsh. Mësohet se 45-vjeçari A.F po ndërtonte një beach bar pa leje në vijën bregdetare të Borshit.

Me rastin do të merret Prokuroria Vlorë, për veprën penale ndërtimi i paligjshëm.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë evidentuar një rast të ndërtimit të paligjshëm, në vijën bregdetare të Borshit.

Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. F., 45 vjeç, i cili po ndërtonte një beach bar, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

borsh ndertim pa leje

Sondazh

Poll