Aktualitet

Zbulohen dy plantacione me kanabis në Gjermani, arrestohen 5 shqiptarë, sekuestrohen qindra bimë narkotike

Gjatë kontrolleve në këto plantacione janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 540 bimë kanabis dhe gati 260 fidanë të tjera kanabisi. Gjithashtu nga kontrollet e policisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe pajisje profesionale që shërbenin për mirëmbajtjen e bimëve narkotike.

3 Qershor 2024, 18:10 Nga B.Z
Zbulohen dy plantacione me kanabis në Gjermani, arrestohen 5
Foto ilustruese

GJERMANI - Pesë persona me orgjinë shqiptare janë arrestuar nga Policia në Gjermani pasi akuzohen si të implikuar në veprimtari kriminale të lëndëve narkotike. Raportohet se pesë shqiptarët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin ndërtuar dy plantacione të mëdha me kanabis në zonat e Bad Kleinen dhe Gadebusch.

Gjatë kontrolleve në këto plantacione janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 540 bimë kanabis dhe gati 260 fidanë të tjera kanabisi. Gjithashtu nga kontrollet e policisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe pajisje profesionale që shërbenin për mirëmbajtjen e bimëve narkotike. Si rezultat pesë shqiptarët, përkatësisht të moshave 22 deri në 42 vjeç u shoqëruan në polici për veprime të mëtejshme proceduriale. 

kanabis gjermani shqiptare

Sondazh

Poll