Aktualitet

Emri/ Ky është 62-vjeçari që u godit me sende të forta në Shkodër, niset me urgjencë drejt spitalit

Mësohet se Bruçi është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

3 Qershor 2024, 15:12 Nga B.Z
Emri/ Ky është 62-vjeçari që u godit me sende të
Foto ilustruese

SHKODËR - Vladimir Bruçi, 62 vjeç, është personi që u godit me sende të forta pasditen e kësaj të hëne në Shkodër. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen "Partizani" ku 62-vjeçari pas një konflikti fizik me një tjetër person është goditur me sende të forta dhe si pasojë ka mbetur i plagosur.

Mësohet se Bruçi është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi V. B., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

vladimir bruci plagosje shkoder

Sondazh

Poll