Aktualitet

Bojkoti i seancave gjyqësore nga avokatët, reagon Gjykata e Durrësit: Jemi të gatshëm për dialog dhe gjetjen e një zgjidhjeje optimale

Gjykata e Durrësit më tej shtoi se i hap rrugë dialogut ndërsa tha se janë gati të zhvillojnë një takim me drejtues të Dhomës së Avokatisë për të parë çdo mundësi për gjetjen e një zgjidhjeje optimale. 

3 Qershor 2024, 13:16 Nga N.F
Bojkoti i seancave gjyqësore nga avokatët, reagon Gjykata e
Foto ilustruese

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka reaguar zyrtarisht pas bojkotit një javor të avokatëve të të  gjitha seancave për çështje civile apo penale. Në një reagim Gjykata e Durrësit është shprehur se arsyet që e çuan në vendimmarrjen për të lënë jashtë avokatët për shkak të hapësirave të vogla të gjykatës, volumi i punës së cilës është rritur ndjeshëm pas kalimit në Gjykatë të Juridiksionit të Përgjithshëm që mbulon 4 bashki.

Gjykata e Durrësit më tej shtoi se i hap rrugë dialogut ndërsa tha se janë gati të zhvillojnë një takim me drejtues të Dhomës së Avokatisë për të parë çdo mundësi për gjetjen e një zgjidhjeje optimale. Mësohet se ky vendim nga Dhoma e Avokatisë Durrës ka ardhur pas lënies së avokatëve jashtë dyerve të gjykatës, deri në nisje të seancave ka nxitur reagimin e këtyre të fundit. Vendimi i Gjykatës së shkallës së parë Durrës u është komunikuar verbalisht avokatëve dhe jo përmes një shkrese zyrtare.

Rreth 500 seanca gjyqësore të parashikuara për t’u zhvilluar në gjykatë, rrezikojnë të dështojnë, pasi avokatët shprehen në unison me vendimin e marrë nga Dhoma, sepse ndihen të diskriminuar dhe nëpërkëmbur. Krahas kësaj problematike, avokatët evidentojnë një tjetër shqetësim, që ka të bëjë me mbajtjen e seancave gjyqësore me dyer të mbyllura.

Nisur nga rasti i dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi në Tiranë, ditë më parë, avokatët deklarojnë se ky trajtim i tyre nga institucionet shtetërore i hap rrugën veprimeve të tjera të ngjashme. Nëse gjatë këtyre ditëve, Gjykata nuk do të ndryshojë qëndrim, Dhoma e Avokatëve Durrës paralajmëron përshkallëzimin e veprimeve të saj.

Bojkoti i seancave gjyqësore nga avokatët, reagon Gjykata e

gjykata e durresit dhoma e avokatise

Sondazh

Poll