Aktualitet

U godit dhjetëra herë me thikë nga burri i saj/ Edlira Shahu rrëfen nga spitali momentet e tmerrit: Ishte xheloz, u luste të vdisja

Edlira u shpreh se e ka denoncuar disa herë për dhunë në familje, por i vinte keq pasi 52-vjeçari është i sëmurë. 46-vjeçarja theksoi se i shoqi bëri burg për vrasje, por e priti derisa la qelinë.

3 Qershor 2024, 13:43 Nga r.ll
U godit dhjetëra herë me thikë nga burri i saj/ Edlira Shahu
edlira shahu

TIRANË- Edlira Shahu e cila u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj, ndodhet në spital, edhe pse jashtë rrezikut për jetën, në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ajo vetëm në dy duart ka 17 goditje me thikë dhe më shumë se 6 goditje në fytyrë dhe qafë Edlira u shpreh për News24 se e ka denoncuar disa herë për dhunë në familje, por i vinte keq pasi 52-vjeçari është i sëmurë. 46-vjeçarja theksoi se i shoqi bëri burg për vrasje, por e priti derisa la qelinë.

“U fiksonte me gjërat, edhe me njerëzit që kalonin. E kam denoncuar disa herë në komisariat, e arrestuan 4 muaj. Më vinte keq se ishte i sëmurë, e doja dhe e kam dashur gjithmonë, kam bërë shumë sakrifica për të. Ka qëndruar në burg, e kam pritur. Nuk është e vërtetë që unë kam qenë zënë me gruan e viktimës, konflikti ka qenë për çështje xhelozie nga ana e familjes tjetër”, tha ajo.

Edlira Shahu ka rrëfyer po ashtu momentet e tmerrit të përjetuar mbrëmjen e plagosjes nga duart e bashkëshortit të saj. Ajo tregon se ai nuk kishte qenë i pirë dhe kishte nisur ta godiste pa arsye. 

“Atë natë ishim mirë, shkuam në shtëpi, darkuam dhe u shtrimë, ora ishte 10:30 të darkës. Nuk patëm debat së bashku, ishte i qetë, edhe në krevat mu luste thoshte të vdesësh. "Po pse të vdes çfarë të kam bërë, çfarë po të bëj". Më gjuajti me grusht, nuk ishte i pirë. Nuk mi kishte thënë herë tjetër, ishte shumë xheloz, më akuzonte për gjëra kot. Më kapi nga flokët më nxori nga dhoma më tha: sonte për ty nuk ka shpëtim, do të vras. Bërtita, më kapi për flokësh dhe më çoi tek kuzhina, kishte thikë tek dora më godit tek fyti 3 herë, edhe në fytyrë kokë. Vetëm më gjuante "ti do të vdesësh, nuk do të jetosh më". Më gjuante, kishte ca kohë që çdo ditë më gjuante.”, ka treguar ajo. 

edlira shahu

Sondazh

Poll