Bota

Konferenca për paqen në Ukrainë/ Kina nuk do të marrë pjesë: Nuk janë përmbushur kushtet e nevojshme

Gjithashtu zëdhënësja theksoi se mungesa e Pekinit në ngjarjen zvicerane nuk do të thotë mungesë mbështetjeje për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës.

3 Qershor 2024, 17:14 Nga E. D
Konferenca për paqen në Ukrainë/ Kina nuk do të marrë
foto ilustruese

KINA- Kina ka thënë se nuk do të marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Zvicra për konfliktin në Ukrainë, pasi kushtet e nevojshme nuk janë përmbushur.

"Pekini ka theksuar në mënyrë të përsëritur se çdo samit për zgjidhjen e luftimeve midis Rusisë dhe Ukrainës duhet të përfshijë tre elementë të rëndësishëm”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning gjatë një konference. 

Këto kushte janë njohja e ngjarjes nga Moska dhe Kievi, pjesëmarrje e barabartë e të gjitha palëve dhe një diskutim i drejtë i të gjitha propozimeve për paqe.

"Do të ishte problematike që Kina të marrë pjesë në samitin që do të zhvillohet në Lucern më 15 dhe 16 qershor sepse asnjë nga tre kushtet nuk ka të ngjarë të përmbushet në mbledhje," shpjegoi Mao.

Gjithashtu zëdhënësja theksoi se mungesa e Pekinit në ngjarjen zvicerane nuk do të thotë mungesë mbështetjeje për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës. Mao vazhdoi të sugjeronte se disa vende që po dërgojnë delegacione në konferencë nuk janë të interesuara për t’i dhënë fund luftimeve.

kina konferenca për paqen në ukrainë

Sondazh

Poll