Aktualitet

I shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet në Rinas 45-vjeçari nga Korça

Mësohet se 45-vjeçari E.T është dënuar nga Gjykata e Korçës me burg për veprën penale “Mashtrimi”.

3 Qershor 2024, 13:16 Nga S.B
I shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet në Rinas
foto ilustruese

RINAS- Arrestohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim në Rinas. Mësohet se 45-vjeçari E.T është dënuar nga Gjykata e Korçës me burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Pas arrestimit të të shpallurit në kërkim, materialet i kaluan Prokurorisë Korçë për detaje të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, ndaloi shtetasin në kërkim E. T., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

rinas mashtrim

Sondazh

Poll