Aktualitet

Matura Shtetërore 2024, publikohet teza e anglishtes 30 minuta pas nisjes së provimit

Ndonëse u raportua se janë vendosur masa strikte të sigurisë, me sa duket nuk kanë arritur të ndalojnë maturantët të hynë në ambientet e provimit me telefona.

3 Qershor 2024, 10:49 Nga r.ll
Matura Shtetërore 2024, publikohet teza e anglishtes 30 minuta pas nisjes
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme rreth 28 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë, do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj.

Ndërkohë gjysëm ore pas nisjes së provimit, në rrjetet sociale është publikuar teza e provimit të anglishtes nga “Studentet Denoncojne”.

Ndonëse u raportua se janë vendosur masa strikte të sigurisë, me sa duket nuk kanë arritur të ndalojnë maturantët të hynë në ambientet e provimit me telefona. Publikimi i tezave të provimit pak minuta pas nisjes është bërë e zakonshme tashmë çdo vit. 

 

matura shteterore 2024

Sondazh

Poll