Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në banesën e të moshuarit në Patos, 70-vjeçari dërgohet në spital me djegie në trup

Më tej bëhet me dije se në banesë ndodhej një i moshuar i cili është dërguar në spital me djegie në trup.

3 Qershor 2024, 09:52 Nga N.F
Shpërthen bombola e gazit në banesën e të moshuarit në
Foto ilustruese

PATOS- Një shpërthim është regjistruar ditën e sotme në një banesë në Patos. Sipas njoftimit të policisë shpërthimi është regjistruar nga një bombol gazi. 

Më tej bëhet me dije se në banesë ndodhej një i moshuar i cili është dërguar në spital me djegie në trup. Policia shtoi se i plagosuri është transportuar  në spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Njoftim i plotë:

Rreth orës 09:00, në spitalin e Patosit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi F. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Manekaj, me djegie në trup, që dyshohet të jenë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, në banesën e tij.

Ky shtetas po transportohet në spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

patos shperthen bombola e gazit

Sondazh

Poll