Aktualitet

U gjet i plagosur në rrugë/ Zbardhet ngjarja, biznesmeni i dehur në Himarë ra nga ballkoni i katit të dytë

51-vjeçari ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës në kryeqytet, nën kujdesin e mjekëve.

3 Qershor 2024, 08:38 Nga r.ll
U gjet i plagosur në rrugë/ Zbardhet ngjarja, biznesmeni i dehur
foto ilustruese

HIMARË- Biznesmeni Nikollaq Bollano në Himarë, u gjet i plagosur në rrugë dhe me dëmtime të mëdha në kokë. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia, ku bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në lagjen "Spille". Bollano nën efektin e alkooli ka rënë nga kati i dytë i banesës së tij. 

51-vjeçari ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës në kryeqytet, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

nikollaq bollano himarë

Sondazh

Poll