Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për trafik droge, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë, pritet ekstradimi i tij (EMRI)

Mësohet se arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai ishte i shpallur në kërkim nga Spanja për trafik droge.

3 Qershor 2024, 09:35 Nga N.F
Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për trafik droge,
Arrestimi

LEZHË-Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës ditën e sotme. Mësohet se arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai ishte i shpallur në kërkim nga Spanja për trafik droge.

I arrestuari është 28-vjeçari, Kristo Biba ndërsa pritet ekstradimi i tij në Spanjë. Në njoftim policia bën me dije se Gjykata e Tarragonës i ka caktuar të riut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 8”. I akuzuar nga autoritetet spanjolle, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Lezhë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, 28-vjeçari.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 8”, kapi në Shënkoll dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar K. B., 28 vjeç, i lindur në fshatin Domgjon, Lezhë.

Gjykata e Tarragonës, Spanjë, me vendimin e datës 28.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Interpol Tirana dhe Interpol Madrid po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

arrestim ne lezhe trafikim droge

Sondazh

Poll