Aktualitet

30-vjeçari humbi jetën teksa peshkonte me gjenerator, procedohen dy persona në Bulqizë

Dy të proceduarit janë 33-vjeçari me inicialet, E. J. dhe 45-vjeçari me inicialet A.K. Ata janë proceduar për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.

3 Qershor 2024, 10:21 Nga N.F
30-vjeçari humbi jetën teksa peshkonte me gjenerator, procedohen dy
Foto ilustruese

BULQIZË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 30-vjeçarit në Bulqizë. Policia ka bërë me dije se pas vdekjes së 30-vjeçari ka nisur procedimi i dy personave.

Dy të proceduarit janë 33-vjeçari me inicialet, E. J. dhe 45-vjeçari me inicialet A.K. Ata janë proceduar për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Mësohet se ara kanë qenë duke peshkuar dhe si pasojë e energjisë elektrike të prodhur nga gjeneratori, ka humbur jetën 30-vjeçari.

Njoftimi:

Po nga ky Komisariat, janë kryer veprimet e para hetimore menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lumin e fshatit Sofraçan, ku gjatë peshkimit me gjenerator humbi jetën shtetasi K.K., ju bëjmë me dije se, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A.K., 45 vjeç, dhe E.J., 33 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Këta shtetas kanë qenë duke peshkuar dhe si pasojë e energjisë elektrike të prodhur nga gjeneratori, ka humbur jetën shtetasi K.K.

bulqize peshkim

Sondazh

Poll