Aktualitet

Aksident në Durrës/ Makina përplaset me motorin, 21-vjeçari përfundon te Trauma

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është ndaluar nga policia.

2 Qershor 2024, 21:44 Nga r.ll
Aksident në Durrës/ Makina përplaset me motorin,
foto ilustruese

DURRËS- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kullë në Sukth, ku një automjet është përplasur me një motomjet. Si pasojë ka mbetur i plagosur një 21- vjeçar.

Ai është transportuar drejt spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është ndaluar nga policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:25, në fshatin Kullë, Sukth, automjeti me drejtues shtetasin B. H., 48 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 21 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi B. H, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

aksident ne durres

Sondazh

Poll