Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Berat, zjarri nisi nga një shkëndijë elektrike

Sipas raportimeve, zjarri ka rënë rreth orës 16:00, ndërsa dyshohet se flakët kanë nisur nga një shkëndijë elektrike.

2 Qershor 2024, 17:12 Nga r.ll
Përfshihet nga flakët banesa në Berat, zjarri nisi nga një
pamje nga zjarri

BERAT- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat. Sipas raportimeve, zjarri ka rënë rreth orës 16:00, ndërsa dyshohet se flakët kanë nisur nga një shkëndijë elektrike.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrëfikësve ka neutralizuar shpejt flakët, ndërsa është djegur njëra nga dhomat e katit të parë të banesës private në pronësi të shtetasit A.Merko. Fatmirësisht në banesë nuk ka pasur persona në momentin e zjarrit. 

zjarr ne berat

Sondazh

Poll