Aktualitet

Po peshkonte me gjenerator, 30-vjeçari në Bulqizë bie në kontakt me korentin dhe humb jetën

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

2 Qershor 2024, 18:00 Nga r.ll
Po peshkonte me gjenerator, 30-vjeçari në Bulqizë bie në
foto ilustruese

BULQIZË- Një 30-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Bulqizë, teksa po peshkonte me gjenerator.

I riu teksa po peshkonte në lumin e fshatit Sofraçan, kur ka rënë në kontakt me korentin dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

vdekje ne bulqize

Sondazh

Poll