Aktualitet

Akuza për denigrim të imazhit të titullarëve të institucioneve në internet, lirohet gazetari dhe ish-punonjësja e AMP-së

Arrestimi i tyre u cilësua i ligjshëm nga ana e gjykatës. Po ashtu mësohet se ata kanë shfaqur pendesë ne gjykate dhe kanë kërkuar falje.

2 Qershor 2024, 14:04 Nga M.B
Akuza për denigrim të imazhit të titullarëve të
Rexhina Omeri dhe Kushtrim Selimi

TIRANA- Lidhur me çështjen e bërë publike pak ditë më parë ku disa persona u arrestuan pasi me anë të një postali dhe shkrimet në të, denigronin imazhet e titullarëve të institucioneve, mësohet se janë liruar gazetari dhe ish-punonjësja e AMP-së.

Arrestimi i tyre u cilësua i ligjshëm nga ana e gjykatës. Po ashtu mësohet se ata kanë shfaqur pendesë ne gjykate dhe kanë kërkuar falje.

Bëhet me dije se Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për gazetarin dhe ish-punonjësen e AMP, Regina Omeri, të cilën janë në akuzë për falsifikim kompjuterik, të arrestuar pasi në bashkëpunim me punonjësin tjetër të AMP, Kushtrim Selimi, dyshohet se publikonin shkrime me përmbajtje jo të vërtetë për drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

amp

Sondazh

Poll