Politike

FOTOLAJM/ Kryeministri Rama i pranishëm në finalen e Champsions League, shoqërohet nga Linda dhe presidenti i FSHF-së

Rama është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Gjithashtu pranë tyre është edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

1 Qershor 2024, 22:09 Nga B.Z
FOTOLAJM/ Kryeministri Rama i pranishëm në finalen e Champsions
Edi Rama, Linda Rama, Armand Duka

TIRANË - Po mbahet këtë të shtunë në “Wembley” në Londër, finalja e Champions League mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid. Deri tani është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e finales, ndërsa mes tifozëve të tjerë i pranishëm në stadium është edhe kryeministri i vendit Edi Rama.

Siç duket edhe në foton e mësipërme Rama është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Gjithashtu pranë tyre ndodhet edhe Rudi Voller, që mban aktualisht rolin e drejtorit teknik në kombëtaren e Gjermanisë.

 

edi rama linda rama armand duka fshf

Sondazh

Poll