Aktualitet

Aksident në aksin "Pogradec-Drilon, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen katër persona

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë në mjet të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

1 Qershor 2024, 19:55 Nga B.Z
Aksident në aksin "Pogradec-Drilon, dy makina përplasen me
Foto ilustruese

POGRADEC - Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor "Pogradec-Drilon". Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë në mjet të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se me dy drejtuesit e mjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale, ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.06.2024, rreth orës 19:12, në aksin rrugor "Pogradec-Drilon", automjeti me drejtuese shtetasen N. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. M. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjerë, jashtë rrezikut për jetën.   Me drejtuesit e automjeteve do kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident pograd

Sondazh

Poll