Aktualitet

Avokatët nuk lejohen të hyjnë në gjykatë, Dhoma e Avokatisë Durrës paralajmëron bojkot të të gjitha seancave gjyqësore

Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës shprehet se ky bojkotim do të jetë nga data 3 Qershor deri më 7 Qershor periudhë gjatë ose pas së cilës dhoma do të dalë me një njoftim të ri.

1 Qershor 2024, 18:22 Nga B.Z
Avokatët nuk lejohen të hyjnë në gjykatë, Dhoma e
Foto ilustruese

DURRËS - Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës, ka paralajmëruar këtë të shtunë bojkotim të të gjitha seancave gjyqësore dhe penale. Në një njoftim zyrtar për mediat, Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës shprehet se ky bojkotim do të jetë nga data 3 Qershor deri më 7 Qershor periudhë gjatë ose pas së cilës dhoma do të dalë me një njoftim të ri.

Sipas informacioneve, ky vendim është marrë pasi avokatët nuk lejohen të hyjnë në gjykatë, por të presin jashtë me palët dhe me kundërshtarët, situatë e cila mund të shkaktojë konflikt mes palëve. Sipas njoftimit përjashtim nga ky bojkotim bëjnë pjesë vetëm seancat gjyqësore për masat e sigurimit, zëvendësimin dhe shurjen e tyre.

Gjithashtu thuhet se të gjithë avokatët të cilët do të rezultojnë se kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore për të cilat me këtë vendim është bërë bojkotimi i tyre, Komiteti i Disiplins do të fillojë procedim administrativ ndaj tyre.

Njoftimi:

“Pas ezaurimit të të gjitha mundësive për zgjidhjen e problemit së lënies së Avokatëve jashtë ambienteve të Gjykatës Shkallës Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Durrës, si dhe mbledhjes së jashtëzakonshme të anëtarëve të Dhomës së Avokatisë Durrës, Kryesisë së Dhomës dhe Komitetit Drejtues, Dhoma e Avokatisë Durrës ka marrë vendimin për:

“…Bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore civile dhe penale”.

Përjashtim nga ka ky bojkotim bëjnë pjese vetëm seancat gjyqësore për masat e sigurimit, zëvendësimin dhe shuarjen e tyre. Ky vendim ka efekt për datat 03.06.2024 – 07.06.2024, periudhë gjate ose pas së cilës dhoma do të dalë me një vendim të ri.

Sqarojmë se të gjithë avokatët të cilët do të rezultojnë se kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore për të cilat me këtë vendim është bërë bojkotimi i tyre, Komiteti i Disiplinës do fillojë procedim administrativ ndaj tyre”.

Avokatët nuk lejohen të hyjnë në gjykatë, Dhoma e
Njoftimi

dhoma e avokatise durres bojkot

Sondazh

Poll